Premtimi i Berishës: SPAK-un do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do burgosen

0
135

Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg.

Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se “është institucion për t’u shuar me çdo kusht”.

“Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht.

Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin.

Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky.

Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij”, tha Berisha.