Shemsi Prençi: “Nesti Angoni” brenda qeverisë, i këshilluar me ekspertë, ja pse Veliaj Sulmon Dadon dhe jo Dumanin!

0
137

Në “Drejt” nga Luan Rama, ish drejtuesi i lartë i policisë Shemsi Prençi tha se ata që kanë dashur për ta hedhur në greminë Veliajn janë brenda qeverisë.

Prençi: Ata që kanë dashur për ta hedhur në greminë Veliajn janë brenda qeverisë, por duke u këshilluar nga njerëz ekspertë për të bashkëpunuar me SPAK. Duke parë reagimet e Veliajt, pse e sulmon ai Ols Daon dhe jo Dumanin. Veliaj e ka sulmin me Dumanin, por në pozitat ku është atij ai kanë lexuar se është përsëritës dhe në disa raste.

Duke pasur parasysh që prokurorët kanë pasur edhe të dhëna të tjera, kaq ka mjaftuar që të kërkojnë arrestin dhe besoj se ata kanë edhe materiale të tjera ku është zhytur Veliaj. Fakti që përfituesi fundor i këtyre fondeve që ka firmosur Veliaj ,në fakt është në të dyja rolet, edhe aktiv edhe pasiv, sërish paratë e Harabelit kanë shkuar dhe u është gjetur vendi, përfitues ka qenë familja.