Takimi urgjent në Paris/ Kryeministri britanik: Nuk është në pikëpyetje vetëm Ukraina, por e gjithë siguria e Evropës

0
162

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka folur pas takimit urgjent me liderët evropianë në Paris për çështjen e Ukrainës.

Ai ka thënë se nuk është në pikëpyetje vetëm e ardhmja e Ukrainës, por është çështje ekzistenciale për Evropën në tërësi, raporton BBC.

Sipas tij, është moment që përfshin tërë sigurinë kolektive të Evropës, duke shtuar se vetëm një paqe e qëndrueshme që ruan sovranitetin e Ukrainës do ta pengojë presidentin rus, Vladimir Putin “nga agresioni i mëtejshëm në të ardhmen”.

“Ne duhet të njohim epokën e re në të cilën jemi, duke mos u kapur pa shpresë e pas komoditeteve të së kaluarës. Është koha që ne të marrim përgjegjësinë për sigurinë tonë, për kontinentin tonë”, ka deklaruar Starmer, ndërsa ka theksuar se Britania do të ndërmarrë një përgjegjësi udhëheqëse.