U paraqit në SPAK, zbardhet letra që Berisha i la oficerit të policisë gjyqësore për Dumanin

0
192

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme (17 Shkurt) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha u shpreh se i ka lënë një letër oficerit të policisë gjyqësore, ku shkruante se “dështoi politika e Shqipërisë pa opozitë”.

“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.

Firmosur, Sali Berisha”, tha kryedemokrati.