VIDEO/Avioni u përplas dhe u kthye përmbys në aeroport, pamjet kur pasagjerët dalin të tmerruar! 15 persona mbetën të plagosur

0
125

Një avion është përplasur dhe më pas është përmbysur në Aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos në Kanada, dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, ndërsa tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet avioni i përmbysur dhe pasagjerët dalin të tmerruar.

Autoritetet thanë se 80 personat që ishin në avion janë evakuuar.

“Aeroplani i Delta Air Lines, i operuar nga Endeavor Air, u përplas gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos në Kanada rreth orës 14:15 me kohë lokale”, thuhet në deklaratë.

Aeroporti Pearson i Torontos ka thënë se është në dijeni për incidentin që ka përfshirë një avion të kompanisë Delta, të nisur prej Mineapolisit, dhe që ekipet e emergjencës janë të angazhuara në këtë rast.