Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Mënik të Tiranës. Paraprakisht raportohet për një zjarr të përmasave të mëdha, por fatmirësisht pa njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë zjarrfikëset shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.