Kreu i KQZ Ilirjan Celibashki ka dhënë afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një konferencë për media ditën e sotme, Celibashi tha se më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive, më 7 mars për regjistrimin e koalicioneve dhe më 12 mars ai i listave shumëemërore.
‘Një parti politike, që do të regjistrohet si subjekte zgjedhor, duhet ta paraqesë këtë kërkesë jo më vonë se 75 ditë nga data e zgjedhjeve, Kërkesa për regjistrimin e koalicioneve duhet të depozitohen në KQZ kjo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore’, tha ai.
Celibashi bëri me dije se edhe sa do të jetë numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë.
‘Janë 114 780 votues që votojnë për herë të parë’, tha ai.
Kreu i KQZ, ndër të tjera sqaroi se kur do të bëhet numërimi i votave të emigrantëve.
‘Numri i votave nga jashtë nuk mund që të fillojë të numërohet pa filluar procesi i numërit të votave i qarkut përkatës. Përshembull fletët e votimit për qarkun Durrës për votimin e emigrantëve nuk mund të nis nëse s’ka filluar procesi i numërimit të votave për qarkun Durrës nga brenda vendit’, tha ai.