Teksa ditët në shtëpi kalojnë, debatet dhe dinamikat mes banorëve vetëm shtohen. Rozana dhe Gerta kanë pasur përplasje të forta, ku janë përfshirë dhe banorët e tjerë. Ndërkohë, katër hyrjet e reja, Kelly, Rizarta, Ola dhe Vserlo duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, duke krijuar përplasje që natën e parë.
Krisa vendosi të dërgonte në nominim të gjitha vajzat e shtëpisë. Kush prej Danjës, Eglit, Gertës, Krisës, Livias, Loredanës, Rozanës dhe Valbonës do të lërë sot garën?