Hansi Flik ka penalizuar lojtarin Kunde, që ishte projektuar titullar për Barcelonën kundër Rajo Vajekanos.
Për Kunde tregohet se ka mbërritur me vonesë, ndërsa Flik po mbante fjalimin para ndeshjes delikate. Kjo është arsyeja përse ka mbetur në stol.
Përpikmëria është përmendur që në fillim si rregull kryesor nga Flik. Dhe ishte e pritshme që Kunde të mos i shpëtonte ndëshkimit.
