FOTOT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten! 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, në gjendje kritike

0
136

Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rende që ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ku 34 vjeçari Kolë Manaj, ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten. 44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë pak pas ngjarjes tragjike, në media janë publikuar dhe fotot e dy protagonistëve të ngjarjes, viktimës dhe gruas së plagosur, e cila siç raportohet në medie është nënë e tre fëmijëve.  Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë,  ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn. Ndërkaq Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Dalin FOTOT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me
Dalin FOTOT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me