Dita e sotme ka nisur me sherre në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” për banorin e ri, Vserlo. Ky i fundit ka shkuar te krevati ku flenë bashkë Gjesti dhe Egli dhe i ka ngacmuar për t’i zgjuar. Teksa po fliste me banorin, i cili herë e injoronte, herë i kthente përgjigje, në një moment afrohet pranë Eglit dhe nis t’a përqafojë dhe përkëdhelë.
Këtu menjëherë ia pret Vserlo:
“Hajde përdore i çik këtë, përdore ti këtë kukullën e porcelanit”.
Egli nuk u shqetësua nga fjalët e tij, por i tha ‘faleminderit’.
“O zoologjik, boll se po…”/ Vserlo e lagu me ujë për t’a zgjuar, çfarë i bëri Gjesti?
Pjesë nga biseda:
Vserlo: Përdore këtë kukullën e porcelanit
Egli: O faleminderit
Vserlo: Përdore siç e keni përdorur deri më tani, po kjo nuk kupton hiç
Egli: Kjo ishte një nga epitetet më të bukura që më kanë vënë në këtë shtëpi
Vserlo: Ti nuk kupton hiç , avash mos thyhesh
Egli: Jo nuk thyhem, nuk jam thyer asnjëherë. Aman mos ma qaj hallin, kam 15 të tjerë që ma qajnë hallin në këtë shtëpi, nuk kisha nevojë dhe për një tjetër.
Vserlo: Ça thua, 15 i ke