Ishte strehuar në banesë nga nëna e të miturës, si u zbulua hajduti i bagëtive që abuzonte s*ksualisht me 13-vjeçaren! Dyshimet se e shfrytëzonte edhe për p*ostitucion

0
128

Një rast i rëndë dhe i paprecedentë është zbuluar në Lezhë, pak ditë më parë, ku një 38 vjeçar, grabitës bagëtish në fshatrat e Lezhës, dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

E jo vetëm kaq. Ka dyshime të forta nga ana e grupit hetimor, se i arrestuari si grabitës, i cili është nga Miloti, ta ketë shfrytëzuar të miturën edhe për prostitucion. Por ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur mësohet se vajza e mitur, vetëm 13 vjeç, të jetë e bija e një gruaje që e kishte strehuar në shtëpi milotsin, për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare.

Është marrë në pyetje e mitura, në prani të personave që i njeh ligji, pa dijeninë që 38-vjeçari të jetë i arrestuar dhe ajo ka pranuar lidhjen me të, por, gjithashtu, ka thënë se edhe e ka prezantuar me persona të tjerë, meshkuj. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që priten një sërë ekspertimesh.

MASA E SIGURISË

38-vjeçari Simon Gjoka nga Miloti i cili u arrestua për vjedhje bagëtish dhe pas prangosjes u zbulua se kishte marrëdhënie me një të mitur, do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh ditën e djeshme këtë të hënë (17 shkurt) me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë abuzuar me të miturën 13-vjeçare.

Por pavarësisht pretendimeve të tij gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurores Denisa Perdja, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 38-vjeçarit Simon Gjoka dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Në dosjen hetimore ndaj Gjokës mësohet se gjendet edhe dëshmia e të miturës, ndonëse i arrestuari nuk ka pranuar asgjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria në Gjykatë.

Sipas të dhënave policore mësohet se në telefonin e 13-vjeçares janë gjetur foto intime dhe pritet akti i ekspertimit mjekuligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar për prostitucion, çka mund të rëndojnë pozitat penale ndaj 38- vjeçarit Simon Gjoka. Ky i fundit ishte beqar dhe kishte lidhje miqësore me nënën e vajzës e cila shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç. Simon Gjoka nga Miloti u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Po në vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se i prangosuri si hajdut bagëtish kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare, që sipas të dhënave policore ishte vajza e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij. Panorama