AGRON DUKA: Fermerë, para se të votonin, bëni llogaritë tuaja dhe jo llogaritë e partive!

0
46

Nga Agron DUKA
TË DASHUR FERMERË, PARA SE TË VOTONI, BËNI LLOGARITË TUAJA DHE JO LLOGARITË E PARTIVE!

Këto javët e fundit, ne kemi vizituar shumë fshatra e kemi takuar shumë fermerë. Jo se nuk i dinim problemet me të cilat ju përballeni, por rikonfirmuam, për fat të keq, se ato kanë vazhduar të thellohen, në vend që të zgjidhen.

Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore!

Subvencionet e ulëta dhe mungesa e mbështetjes përmes skemës së karburanteve dhe pesticideve!

Mungesa e kontrollit për cilësinë e farërave dhe fidanëve!

Mungesa e kontrollit për cilësinë e plehrave kimike dhe pesticideve!

Rritja e çmimit të ushqimeve për sektorin e blegtorisë!

Këto dhe shumë probleme të tjera e kanë bërë jetën në fshat gjithnjë e më të vështirë, duke e çuar sektorin bujqësor dhe blegtoral drejt mbijetesës.

TË DASHUR FERMERË!

Për dy muaj ju do të votoni. Por para se të votoni, ju ftoj të shikoni çfarë ju kanë premtuar dhe çfarë kanë bërë ata që qeverisin prej 12 vjetësh. Mos u joshni nga deklaratat e bukura!

Llogaritë duhet të jenë të thjeshta:

Nëse qeveria ju ka premtuar rritjen e subvencioneve dhe i ka rritur, votoni për të.

Nëse ju ka premtuar naftën pa akcizë dhe ju e merrni sot, votoni për të.

Nëse ka hequr TVSH-në për plehrat dhe pesticidet, votoni për të.

Nëse ju mbështet për çdo litër qumësht apo për çdo kokë bagëti, votoni për të.

Por nëse këto premtime nuk janë mbajtur, nuk ka më asnjë arsye për të vazhduar të besoni!

Zgjedhjet nuk bëhen as për Edi Ramën, as për Sali Berishën, as për Agron Dukën apo të tjerë. Zgjedhjet bëhen për ju, për të verifikuar sa e efektshme ka qenë qeverisja.

Shifrat flasin vetë:

Numri i krerëve të blegtorisë ka rënë.

Subvencionet janë më të ulëtat në rajon.

Rendimenti i tokave të mbjella ka rënë.

Sipërfaqja e tokës së punuar ka rënë.

Numri i banorëve në fshatra ka rënë.

Atëherë, ku është suksesi i qeverisë në bujqësi?

Të lini tokat tuaja e të shkoni të punoni në tokat e grekëve 5 muaj për të ushqyer familjen për një vit, nuk është zgjidhje!

#FermeriShikonPunënJoPremtimet#BujqësiaNëRrezik#SubvencioneTëDrejta#MbështetjePërFshatin#VotaNdryshon#Zgjedhjet2025#PërNjëTëArdhmeMëTëMirë#PAA