“Mbylle se do të vij aty të të zvarris”/ Flamur Noka -Ballës: Pusho, mos fol më

0
99

jatë kohës që Sali Berisha kishte bllokuar foltoren e Kuvendit dhe vijoi komunikimin nëpërmjet rrjetit social Facebook, pati edhe momente tensioni, ku përsëri objekt sulmi dhe kërcënimi ishte ministri Taulant Balla, që ndodhej në vendin e tij në podium.

Por duket se Flamur Nokës nuk i ka dalë inati ende ndaj Taulant Ballës, edhe pse ishte përjashtuar seancën e kaluar kur tentoi të godiste dy herë Ballën.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu dëgjohet teksa i drejtohet ashpër ministrit Balla, madje duke i thënë se do i shkonte atje ta “zvarriste”

“Pusho, rri aty, mbylle! Pusho po të them! Mbylle ore!. Pusho mo, se do të të vij aty! Mos fol më, pusho. Mbylle se të erdha aty. Do të vij të zvarris, mbylle”, dëgjohet të thotë Noka nga salla, teksa Balla replikonte me Berishën.

Shkak u bë këshilla që ministri socialist i jepte Berishës që të ulej sepse ishte lodhur dhe po lodhte deputetët e tij.

“Shlodhu Sali, u lodhe, u lodhën edhe ata!”, tha Balla.

Këtu fillimisht ndërhyn një nga deputetet, që i thotë që të pushonte.

Gjithçka u shënua teksa seanca ishte ndërprerë pasi Berisha nuk lëshonte foltoren e Kuvendit. Kujtojmë se javën e kaluar seanca u shty për shkak të tensioneve.

Flamur Noka tentoi të godiste ministrin Balla, por u ndal nga gardistët e për këtë arsye edhe u përjashtua nga seanca.