Edi Rama: Brenda mandatit të katërt të ngremë flamurin kuq e zi në majin e shumëëndërruar të BE. Na kanë ardhur dy letra, njëra në fund të janarit dhe tjetra në fund të shkurtit për të hapur dy grup kapituj të tjerë. Është shpejtësi e jashtëzakonshme ecurisë së negociatave sepse Shqipëria po përmbush ato që duhet të përmbushë me hapa të shpejt, ndërsa që këtu zihet kazani me ujin e kënetës edhe me bufin plak të kënetës aty në buzë të kazanit duke u fryrë të gjithë zjarreve të mundshme të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 Majit do të jetë fundi i fundit të historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare, faktisht i rri si një hije e mallkimit që prej 1`912 Shqipërisë mbi kokë.
BE nuk i hap asnjë derë askujt që nuk është gati për të kapërcyer pragun. Ne kemi hapur disa dyer, dy dyer të reja vetëm në fund të janarit dhe shkurtit kemi marrë letrën dhe do të hapen në mars e në prill.