Plagos rëndë të dashurën dhe më pas vetëv*itet

0
128

Pasi ka qëlluar me një plumb në kokë të dashurën e tij brenda një automjeti këtë të martë në qytetin e Shkodrës, mësohet se autori në kushtet e panikut ka qëlluar më pas veten.

Viktimë e kësaj ngjarje është 34-vjeçari Kolë Manaj, ndësa e plagosur rëndë ka mbetur shtetësja Anila Prendushi, e cila po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” të këtij qyteti në brendësi të automjetit, ku ndodhej autori dhe vajza.

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P.  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë”, – njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.