Sot ka përfunduar afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.
Aktualisht komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.
Raportohet se nesër ose pasnesër kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.
Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për tu futur në primare.