Në ditët e sotme, kur Inteligjenca Artificiale ka hyrë me ‘dhunë’ në jetën tonë, ndryshimet që pëson tregu i punës janë më të shpeshta. Teksa përpiqemi ta menaxhojmë dhe ta bëjmë një ushtar të bindur, shpesh përfundojmë të zotëruar, të përdoruar, e madje të zëvendësuar prej saj. Jo pak profesione janë zbehur dhe kanë humbur kuotimin në treg, që kur AI filloi të konkurrojë me dijet dhe mendjen njerëzore.
Prandaj kur zgjedhim profesionin dhe karrierën, përtej pasionit, ndikimit të shoqërisë dhe trashëgimisë së familjes, është e rëndësishme të shohim dhe studiojmë trendet e tregut të punës, shtuar këtu edhe faktin që jetesa po bëhet gjithnjë e më shtrenjtë.
Me krizat e fundit botërore, pandeminë e COVID-19 dhe luftërat në Ukrainë e Gaza, çmimet e mallrave të konsumit, menaxhimit të stilit të jetesës, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, studentët duhet të planifikojnë më me kujdes zgjedhjet e tyre të karrierës përpara se të fillojnë arsimin e tyre të lartë.
Kush janë profesionet e kërkuara? Kush janë më të paguarat? Cilat janë fushat që po marrin më shumë prioritet dhe cilat janë ato që nuk dalin kurrë nga ‘moda’?
Statistikat tregojnë se me recesionin e vazhdueshëm global, studentët në ditët e sotme janë të interesuar të mësojnë për punët më të paguara në botë, për të siguruar një karrierë në lulëzim dhe një jetë më të rehatshme
Pra, nëse synoni punët më të paguara, si dhe kërkoni gjithashtu se cila karrierë ka më shumë hapësirë në të ardhmen, atëherë hidhini një sy listës së Businessmindest me 14 punët më të paguara aktualisht në botë.
Këto janë punët më të paguara:
1. Pronar biznesi – pa limit
2. Profesionist i kujdesit shëndetësor- 267,020 dollarë
3. Inxhinier nafte- 156,370 dollarë
4. Menaxher IT- 152,860 dollarë
5. Podiatër- 148,220 dollarë
6. Menaxher marketingu- 147,240 dollarë
7. Menaxher financiar- 146,830 dollarë
8. Pilot- 146,660 dollarë
9. Avokat- 144,230 dollarë
10. Menaxher i shitjeve- 140,320 dollarë
11. Menaxheri i operacioneve të biznesit- 123,880 dollarë
13. Farmacist- 123 670 dollarë
14. Këshilltar financiar- 121,770 dollarë