Bisedimet SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë do të fillojnë në më pak se një orë në Arabinë Saudite.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Riad këtë mëngjes, por as Ukraina dhe asnjë vend evropian nuk është i ftuar.
Zyrtarët amerikanë thonë se bisedimet nuk janë fillimi i negociatave, por hapi i parë për të parë nëse Rusia është “serioze” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ndërsa Moska ka deklaruar se takimi ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me SHBA.
Një tjetër synim është që të organizohen bisedime midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjithashtu në Riad.
Dy liderët biseduan në telefon javën e kaluar, ndërsa Trump u tha gazetarëve “ne do të takohemi në Arabinë Saudite”, pa caktuar një datë.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur nga bisedimet në të cilat nuk është përfshirë.