“Vota e Diasporës, vendimtare për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE”, Rama: Në 11 maj merr fund historia e kënetës

0
86

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka vijuar serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve.

Ai u ndal tek vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.

Rama tha se “ 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”.

Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.

Regjistrohuni sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë sepse është hera e parë që votoni pa qenë e nevojshme të vini në Shqipëri dhe nga ana tjetër 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 20230 dhe procesin e integrimit.

Kush e ndoqi Konferencën e Mynihut ka dëgjuar prononcimin e qartë të komisioneres Kos.

Shqipëria e Mali i Zi janë në pararojë të procesit dhe për ne plani është që brenda 2027 të mbyllet negociata e tu jepet kohë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë anëtaren e re, pra ne.

Këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe me bufin plak që u fryn zjarreve të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”, tha ai.