“Kemi një derrkuc të vogël”, çfarë deklaronte çifti Veliaj-Xoxa për kursimet

0
42

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhu dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një mashtrim patetik. Në një emision, një dekadë më parë, i njëjti çift që vetëm për fustane shpenzonte nga 220 mijë euro në vit, pretendonte se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia. Shikojeni vetë show-in që jepte Veliaj në videon më poshtë

Çfarë thuhej në dosjen e SPAK:

“Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro