Ish-zyrtari i lartë i policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, i ftuar në emisionin “Open” në News24, e ka quajtur krimin e pasionit në Shkodër, të planifikuar prej autorit 34-vjeccar, Kolë Mani.
Hajdarmataj tha se ish-efektivi i policisë ka shkuar të takojë bashkëjetuesen e tij, duke marrë dhe armën me vete.
Arben Hajdarmataj: Mendoj se ka qenë një konflikt i agravuar që nuk ka patur zgjidhje.
Mendimi për të kryer një krim ka qenë i pjekur, për më tepër që ish-efektivi i policisë ka shkuar tek partnerja me armën me vete.
Në momentin që janë konfliktuar, ai e ka goditur dhe në kushtet e një tronditje të lartë psikike, më pas ai ka vrarë dhe veten.
Nga ana e strukturave të policisë, këto ngjarje janë të vështira të ndalohen. Për më tepër nuk dihet se si një ish-punonjës policie e ka siguruar armën.
Nuk e kemi në dorë mentalitetin, ajo është pjesë e shoqërisë, por unë e kam për policinë se në momentin që merr dijeni dhe për atë që ka urdhër mbrojtje, nëse konflikti është zhvilluar më parë dhe ka dijeni komuniteti, punonjësi i policisë ka për detyrë të marrë informacion.