Gerta dhe Rozana kanë pasur debate të vazhdueshme me njëra-tjetrën gjatë ditëve të fundit. Në një prej debateve të tyre, Gerta e lagu me ujë Rozanën ndërkohë që ishte në dush, teksa në një situatë tjetër tentoi dhe t’i hidhte parfum.
Në Prime-n e së martës, ky debat u përcoll kësht
Rozana: Unë nuk e di çfarë ka kjo grua me mua. Nuk kam qenë e para që e kam fyer. Ka nisur ajo me gjërat e mia. Nuk e njoh fare bashkëshortin, ashtu siç pretendon Loredana që jam xheloze për burrin e Gertës. Më tha mua pse hyj në Dhomën e Rrëfimit. E tillë është loja. Unë nuk ja kam matur kurrë kohën në Dhomën e Rrëfimit Gertës. Nuk kam parë dhe nuk dua të shoh një grua si puna jote që të denigrojë të gjithë vajzat e shtëpisë. Me ty e kam mbyllur. Nuk jam e detyruar të të tregoj ty çfarë ilaçesh marrë, sepse janë hallet e mia. Këtu e mbyllim bashkë.
Gerta: Unë hallet e mia i kam lënë jashtë. Unë nuk luaj me hallet e mia. Ti ke ardhur të luash me hallet e tua këtu? Në momentin që kam marrë parfumin atë ditë, isha shumë e përmalluar sepse më kishte marrë malli për familjen time…
Doja të tregoja ndjesinë time dhe talljen që kisha nga Rozana. Ajo erdhi dhe filloi të tallej. Ndjesitë e mia ishin shumë delikate. U preka se si e tallën këto marrëdhënien time me bashkëshortin. Ishte Egli e para që më tha shtrëngo parfumin.
Rozana: Dil në temë, sepse je e aftë të manipulosh çdo gjë. Ti s’je as për t’u dëgjuar.
Gerta: Rozana sa herë ka një debat ose diskutim, menjëherë nuk qëndron këtu dhe shkon në Dhomën e Rrëfimit. Paragjykoj Rozanën si lojtare. Në momentin që Rozana shkon të qajë…
Rozana: Po gënjen.
Gerta: Pse të gënjej kur sa herë kemi debate ose diskutime, shkon në Dhomën e Rrëfimit dhe e tregon historinë atje. Për mua është një lojtare e dobët dhe nuk e përballon dot këtu. Unë një lojtare e klasifikoj nga Dhoma e Rrëfimit. Sa i takon ilaçeve, Rozana ankohet gjithë kohës në shtëpi. Sa herë e ndjen veten e lodhe, fillon më dhemb koka, më dhemb stomaku…
Rozana: Edhe këtë e the?!
Gerta: Mua më duket viktimizim dhe për këtë më duket lojtare e vogël.