Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është infektuar me koronavirus.
Mediet italiane raportojnë se ish-kryeministri 83-vjeçar aktualisht ndodhet në vilën e tij, në gjendje të mirë shëndetësore, madje vazhdon të punojë.
“Pas testimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim.