BallinaKronikeEmri dhe foto/Digjen 2 makina në Elbasan, identifikohet autori

Emri dhe foto/Digjen 2 makina në Elbasan, identifikohet autori

spot_img
spot_img

Gjatë orëve të vona të së hënës dy automjete janë përfshirë nga flakët para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin e Elbasanit.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Sipas burimeve, automjeti tip ‘Volsvagen’ me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht, ndërsa është djegur pjesërisht automjeti tip ‘Skoda’ me targë AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Të dy automjetet ishin të parkuara pranë njëri-tjetrit para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë. Nga verifikimi i kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia ka mundur të identifikojë autorin, i cili rezulton të jetë person me precedent penal.

Shpërthimi i automjeteve ndodhi në mesnatë, ndërsa autor i ngjarjes është identifikuar Mario Toçi, por që përdorte edhe emrin Englent.

38-vjeçari u arrestua nga policia, pasi u identifikua 5 minuta pas përhapjes së flakëve, për shkak se makinat ishin parkuar ngjitur me policinë. Efektivët arritën ta pikasin Mario Toçin nga kamerat e sigurisë që janë të instaluara pranë drejtorisë. 38-vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e vjedhjeve.

Nuk dihet nëse qëllimi i autorit ka qenë t’i vë flakën të dyja automjeteve, apo zjarri është përhapur duke i djegur të dyja. Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular