Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Sarandës.
Automjeti tip Citroen me targa të Durrësit është aksidentuar me tre persona, nga të cilët një prej tyre ka vdekur.
Viktima është Armand Asllani, teksa dy të tjerë janë plagosur, saktësisht Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi.
Automjeti i cili u aksidentua është me targa të Durrësit, teksa trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës.