Shpresa Përvetica, gazetare e cila jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, duke ushtruar profesionin e saj në kanalit televiziv kushtuar diasporës shqiptare në Britani të madhe ALBUKTV, është nderuar së fundi me çmimin ambasadore e paqes organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Netëork. Shpresa Përvetica, hapat e parë në gazetarinë e Kosovës i ka filluar pas luftës, në gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, deri në mbylljen e saj. Ka mbaruar Gazetarinë në Kosovë, Shkollën Për Integrime Evropiane (Evropa interncioane School ) dhe shkencat politike- Fakultetin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomci. Përvetica po ashtu ka punuar në Kosovë gazetare për pesë vitet e fundit, deri në largimin e saj për në Britani të Madhe në Agjencionin e Lajmeve Kosovapress ,duke u marrë me tema të ndryshme, intervista, lajme, ngjarje në terren nga jeta politike dhe ekonomiko-sociale, kulturore etj… Angazhimi i saj në ALBUKTV sjell tema të ndryshme dhe emisione për jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve në diasporë, edhe të komunitetit shqiptar në Londër dhe gjithandej nëpër botë. Bisedat në Londër dhe nga Londra, vijnë me tema dhe interesa, jo vetëm nga jeta politike, por edhe nga fusha kulturore, ekonomike dhe sociale. Emisioni që ajo drejton ka në fokus të arriturat e qytetarëve që jetojnë në diasporë. Emisoni Biseda në Londër, realizohet nga ALBUKTV.
Gazetarja me prejardhje kosovare nderohet me titullin Ambasadore e Paqes
RELATED ARTICLES