BallinaKronikeE mori për ta transportuar në spital, shoferi i ambulancës përdhunon 19-vjeçaren...

E mori për ta transportuar në spital, shoferi i ambulancës përdhunon 19-vjeçaren e infektuar me COVID-19

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, në Keala, pasi një 19-vjeçare e infektuar me koronavirus, e cila po transportohej në spital me ambulancë është përdhunuar.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i kësaj ngjarje makabre është punonjësi i ambulancës, i cili e kishte marrë atë nga shtëpia për ta transportuar në spital, pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar.

Drejtuesi i ambulancës, duhet të transportonte 19-vjeçaren dhe një grua tjetër në spital, por duke qenë se këtë të fundit e dërgoi në një qendër kurimi, përfitoi nga rasti që mbeti vetëm me të renë.

Pas përdhunimit të ndodhur në orët e para të së dielës, burri i moshës 40-vjeçare i kërkoi falje viktimës, duke iu lutur që të mos e denonconte.

Mirëpo e reja kishte arritur me sforco që të filmonte disa sekuenca, duke denoncuar gjithçka menjëherë sapo mbërriti në spital. I dyshuari u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular