Humb jeten tragjikisht nje 58-vjecar ne fshatin Frakull e Vogël, ne Fier.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem, e sipas policise, “shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen”.
Informacionin paraprak
Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.