Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare stomatologu Zenel Kokomiri.
Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në vitin 1964, ku nisi dhe kontributi i tij i gjatë në fushën e pedagogjisë.
Gjithashtu Zenel Kokomiri në vitin 1998 u zgjodh nënkryetar i të parës Shoqatë Stomatologjike Shqiptare.