BallinaOP EDKeqardhje e madhe për Notre Dame si vepër arti dhe si pjesë...

Keqardhje e madhe për Notre Dame si vepër arti dhe si pjesë e kulturës në botë

spot_img
spot_img

Nga Solinda Hoti

Keqardhje e madhe për Notre Dame si vepër arti dhe si pjesë e kulturës në botë.
Katedralja e Notre Dame përfundoi së ndërtuari në vitin 1250.
Përveçse një ishte një vend i rëndësishëm për kulturën kristiane, katedralia mori famë botërore për arkitekturën e vjetër gotike dhe më pas baroke. Katedralja pësoi shumë akte vandale por gjithmonë u rindërtua dhe u mbrojt nga Francezët. Sigurisht është është humbje për të gjithë shkatërrimi i saj ashtu siç do të ishte për katedralen e Milanos, Romës apo çdo shteti që përmban kulturë dhe histori.
Më vjen natyrshëm të theksoj dhe të përshkruaj pak histori 5000 vite më të vjetër se ajo e Francës dhe i çdo shteti Evropian.
E kam fjalën për një nga qytetet më antike në botë që u shua dhe bashkë me të u fundosën histori pesëmijë vjeçare me një sipërfaqe prej 16 mijë kilometër katror e gjitha e mbushur me zanafillën e njerëzimit (dhe jo një katedrale që përfshin 4800 Metër katror ), mes detit dhe Eurfratitit; bëhet fjalë për kohën e babilonisë kur nuk ekzistonin as romakët as francezët.
Aleppo përmban kulturën e botës islame dhe atë kristiane ku janë të ndërtuara xhami, kisha dhe sinagoga.
Pas këtij përshkrimi do ju lutesha shumë të gjithë atyre që dinë të lexojnë dhe sidomos të kuptojnë: MËSONI MË SHUMË HISTORI sepse sikur të dini vetëm 10% të saj sigurisht që jo vetëm do shkruani me keqardhje për Aleppo por do kërkoni çdo mënyrë për ti ardhur në ndihmë.
Parisi, Milano, Roma, Venecia, Londra, Viena etj janë sigurisht të mbushura me kulturë, janë qytetet ku shumë prej nesh ka shprehur romancën dhe ja ka ndjerë magjinë por kur lexoj për mrekullinë e lindjes Sirisë, Aleppos, Medinës, Mekës, Palestinës ndjej keqardhje për injorancën që na ka pushtuar në shekullin e super zhvillimit teknologjik ku po sbulohen planete që as nuk imagjinoheshin më parë, po shërohen sëmundje që konsideroheshin të pa pashërueshme.
Uroj të ruajmë sa më shumë këto thesare që dëshmojnë origjinën tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular