Nëse mendoni se biçikletat tuaja janë të sigurta edhe në katin e fundit të pallatit ku banoni, jeni gabuar. Ka hajdutë të cilët mund të ngjiten dhe fare thjeshtë të zbresin biçikletën e shënjestruar nga shkallët.
Shtimi i numrit të vjedhjeve, kryesisht të biçikletave, ka bërë që mjaft administratorë pallatesh të survejojnë ambientet e hyrjeve me kamera sigurie.
Por, edhe pse këto masa janë shtuar, duket se nuk janë problem për hajdutët e biçikletave, të cilët, si banorë të zonës, futen në brendësi të pallatave të pamaskuar dhe të pashqetësuar nga askush.
Ndonëse përherë e më shumë qytetarët po rikthehen te biçikletat, bashkë me këtë trend po shtohen vjedhjet. Nga të dhënat e policisë mësohet se mesatarisht në Tiranë vidhen dy deri në 5 biçikleta në ditë, ndërsa identifikimi i autorëve është mjaft i vështirë, pasi përdoren dhe të miturit./ A2CNN