Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe kapjen e autorit.
vijon