Kryetari i opozitës, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripostuar sot në mbrëmje në llogarinë e tij në Twitter një video që sot u bë virale.
Kjo video ka në qendër të vëmendjes mënyrën e komunikimit të disa liderëve europianë dhe kryeministrit Edi Rama.
Video satirike vë në lojë gjuhën e përdorur së fundmi nga kryeministri.
“Plas peshku, midhjet me karkalecat dhe me sardelet, peshku, byrek, sardele, si midhje dhe si karkaleca, peshqve, do peshkojne, nuk ka peshk, karkaleci, peshku, o karkalec deti, o midhje, o sardele”, janë disa nga fjalët e përdorura nga kryeministri që janë shkëputur për të treguar gjuhën që shefi i qeverisë përdor.
“Liderat në botë dhe ky TERSI ynë...”, shkruan Basha.