Është shuar në moshën 78-vjeçare mjeku i njohur Sabit Brokaj. Mësohet se profesor Sabit Brokaj ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak
Ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997-1999.
Njihet si një nga specialistët më të dalluar të kardiologjisë në Shqipëri. Brokaj ishte një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e diktatorit Enver Hoxha.