Policia e Beratit ka vënë në pranga një 66-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas uniformave blu, shtetasi më iniciale E.O. dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16-vjeçar.
“Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një ditë më parë një 46-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga, pasi kishte abuzuar seksualisht me një të mitur.