Lusinda Garunja dhe Nevida Garunja janë dy motrat nga Shkodra, që u përfshinë në aksident pasditen e sotme, ndërsa në makinë kishin edhe dy vajza të tjera.
Fatkeqësisht aksidenti rezultoi fatal për Lusindën, ndërsa Nevida raportohet në gjendje të rëndë.
Ato u përplasën nga makina tip “Benz” që drejtohej në gjendje të dehur nga 58-vjeçari, Behar Pema, i fundit që është arrestuar nga policia.
Po ashtu si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe Zheneta Qallia, po nga Shkodra, ndërsa pronarja e mjetit tip “Volkswagen” ndodhet në gjendje të rëndë.