Aksident me pasoje plagosjen e nje vajze te mitur 5 vjecare ka ndodhur ne Vlore.
Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë.
“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.
NJOFTIMI
Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.