Mamaja e Rita Orës: Në shtëpinë time unë i jap urdhra asaj

1
379

Këngëtarja Rita Ora tashmë ështe famshme në të gjithë botën, por nëna e saj shprehet për revistën “Hello” se në shtëpi urdhëron ajo

Vera e cila është një psikiatër, ka tre fëmijë Rita 29, Elena 30 dhe Donin 21-vjeç, dhe ajo ka një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët e saj. Ajo shpesh i thotë vajzës së saj të famshme “se nuk është më e mirë se kushdo tjetër”.

“Ne ndajmë një marrëdhënie të ngushtë dhe mundohem t’i këshilloj fëmijët e mi sa herë që kërkojnë këshilla. Edhe pse Rita është e famshme, ne bëjmë gjëra normale së bashku, siç kemi bërë dikur. Ne ende flemë së bashku në të njëjtin shtrat, i bëj mesazh dhe ia rregulloj flokët. Nuk ka primadona në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje sipas mënyrës sonë. Të jesh në sytë e publikut, nuk do të thotë se je më e mirë se kushdo tjetër dhe ajo e di se kohë pas kohe duhet të shkëlqej kuzhinën”, ka deklaruar Vera.

Mundohem ta detyroj Ritën të kuptoj se dritat e reflektorëve dhe madhështia e shoubiznesit nuk është diçka që e përjetojnë shumica e njerëzve. Ajo e di cili është realiteti, sepse ajo mund ta sheh përmes punës sime. Ajo është bërë më e angazhuar në problemet sociale dhe jam vërtetë e lumtur për këtë. E adhuroj kur ajo ndjen se mund të jap mbështetje dhe të bëj ndryshime të nevojshme”, është shprehur ajo.

1 Koment

Comments are closed.