I plagosuri nga atentati pasditen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar kohë më parë.
Dyshohet se ai ka qenë në drejtimin e mjetit gjatë shpërthimit.
Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij në Rrëshen në gusht të vitit të shkuar.
Familja Gjini është e njohur për përfshirjen në trafikun e drogës dhe viktima konsiderohej si “ushtari” i Met Kananit, gjithashtu i përfshirë në këtë trafik.
Ekzekutimi i Armando Gjinit ka mbetur pa autor sot e kësaj dite.