Lidhur me ndryshimet e njëanshme zgjedhore, ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki u shpreh se mazhoranca do të vrasë pluralizmin politik në vend.
Në studion e ‘Temporës’, Bylykbashi tha se ‘qytetarëve po u japim mundësinë që të zgjedhin vetë kandidatin e tyre’.
‘Ekuacioni është shumë i thjeshtë, koalicioni të mbetet sikurse është. Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë të re, listën e hapur 100% dhe pragun zgjedhor. Në këtë logjikë pragu zgjedhor nuk mund të vrasë pluralitetin në vend duke lënë vetëm PD-në dhe PS-së. Shqiptarët e kanë kuptuar heqja e koalicioneve ka qenë probleme sepse nuk ka të bëjë me fletën e votimit. Kurrë një parti politike nuk synon një hapje të tillë, në se nuk ka një program që lufton për ndryshimin e qeverisjes, ndryshe nga ajo e Edi Ramës. Sot kishim një atentat në mes të Tiranës në nivel terrorist dhe është simbol se ku ka shkuar kriminaliteti në vendin tonë’, përfundoi Bylykbashi.