Përplasje me policinë për të kundërshtuar shembjen e banesës, skenari duket i njëjtë, por për efektiven Blerta Dervishi, situatat janë të ndryshme.
Ajo protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj te Petro Nini, por sot efektivja, Blerta Dervishi ndodhet në krye të detyrës te ‘Bregu i Lumit’, pjesë e aksionit të policisë për të nxjerrë nga shtëpitë banorët, të cilat do shemben.
Të gjithë e kujtoni protestën e polices së ‘Shqiponjave’ më shumë se një muaj më parë dhe përplasjen e saj me kolegët për të mbrojtur shtëpinë.
Ajo duket se ka një lloj ndjeshmërie ndaj banorëve dhe nuk është përpjekur të ndërhyjë me forcë edhe pse ka hasur në rezistencën e tyre. Blerta Dervishi protestoi bashkë me 14 të afërm të saj kundër prishjes së shtëpisë dhe për këtë arsye u pezullua nga detyra por u rikthye sërish të nesërmen.