Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit mbrëmjen e djeshme, ku një makinë raportohet se ka dalë jashtë rruge, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Por ajo që e bën më të rëndë këtë aksident është se drejtuesi i makinës ka qëndruar aty I pajetë përgjatë gjithë natës.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ, viktima ka qëndruar për gati 12 orë në vendngjarje.
“Prsh joq .. aksident ne rrugen e kombit qe mbrem edhe njeriu aty i vdekur ska as polic as ambulanca njeriu i aksidentuar ka dal nga makina po ka gjetur vdekjen gjate nates ka qendruar mbi 12 ore”