Preng Gjini, 51-vjeçarit të cilit iu bë atentat me tritol dy ditë më parë në zonën e Vasil Shantos, ka dëshmuar për policinë.
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, Gjini ka deklaruar se nuk ka hasmëri me asnjë person dhe se nuk ruhej.
Ai thotë se i është vrarë vëllai, por thekson se nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.
51-vjeçarit iu vendos tritoli në makinën e kushëririt me të cilën ai po lëvizte, ndërsa thotë se lëvizte shpesh me automjetin e tij sepse kishin marrëdhënie shumë, të mira.
“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira”, ka deklaruar Preng Gjini.