Një 65-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, në Shkozet të Durrësit. Nga informacionet e policisë, aksidenti me pasojë vdekjen ka ardhur si pasojë e një makine që ka përplasur të moshuarin, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Viktima nuk është identifikuar ende.
Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.