Situata e rënduar me rastet e koronavirusit në Shqipëri, ka bërë që mjekët të kalojnë gjithë kohën në spitalet COVID, duke humbur edhe rastet më të veçanta në familjet e tyre.
E njëjta gjë vlen edhe për shefen e Infektivit, Najada Çomon, për atë nuk ka pushim.
Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për Çomon ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.
Përmes një postimi në Facebook doktoresha i kërkon falje publike vajzës.
“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.
Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.
E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”, shkrua ajo.