Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serisë A me trajner Andrea Pirlon dhe objektiv fitoren e titullit të 10-të radhazi.
Kampionët e Italisë kanë fituar pastër ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0 dhe me lojë bindëse.
Goli e parë të sezonit e shënoi çuditërisht një mesfushor, suedezo-maqedonas, shtatlartë, cili vetëm 3 javë më parë firmosi për Juventusin. Kulusevski hodhi hapin e parë drejt fitores së Juventusit.
Më pas shënoi edhe Bonucci, teksa në fund kishte kohë dhe për Ronaldon, që ta niste sezonin edhe ai me gol.
![VIDEO/ Juventus e nis mbarë, debutim ëndrrash për talentin e sapo](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-797-0-5f67ab63a2371.png)