Holanda kthen vizat? Taulant Balla: Faji i Bashës!

2
317

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për rezolutën e parlamentit holandez ku një grup deputetësh i kanë kërkuar qeverisë së saj që të kthejë vizat për Shqipërinë. Sipas Ballës, deputetja e cila ka ndërmarrë këtë nismë është mikeshë e ngushtë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjithashtu Balla theksoi se kriminaliteti në Holandë nuk ka ardhur pas regjimit të vizave si pretendohet, por ky problem ka qenë prezent edhe më parë, por natyrisht, jo në nivele siç raportohet tani nga disa deputetë holandezë.

Mes tjerash Balla nënvizoi faktin se kjo rezolutë nuk do të ndikojë aspak në kthimin e vizave për shqiptarët. Siç thekson ai, regjimi i vizave kthet nga BE-ja në rastet kur shtohet numri i azilkërkuesve.

Së pari duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij. Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve.

Ajo që e bënë shqetësuese është reagimi i turpshëm politik që ndodh në Shqipëri.  Frenat e dorës nga BE për regjimin e vizave ngrihen vetëm kur ka azilkërkues, ky ka rënë.  Por, së bashku me këtë ka rënë edhe kriminaliteti. Reagimi Zyrtar i Holandës qetësoi shpirtrat e trazuar. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes të dyja vendeve. Ajo që është për të ardhur keq, është reagimi antishqiptar nga politika në vend.

Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza.  Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon  qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon,  aspak, zero tek vizat!”-tha Balla.

I pyetur se a do të ketë zgjedhje lokale me 30 qershor dhe a është e gatshme maxhoranca të dialogojë me opozitën, Taulant Balla dha këtë përgjigje:

“Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo lloj dialog për sa kohë kjo respekton mandatet legjitime. Ne duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE në kuadrin tonë ligjor edhe në reformën zgjedhore. Ne i kemi dhënë mundësi PD që të ketë përfaqësuesin e saj në reformën zgjedhore. Jemi në një fazë në reformën zgjedhore  dialogu ka shumë rëndësi. Nuk ka pasur kurrë më parë një maxhorancë me kaq konsensus.  Zgjedhjet vendore po vijnë, ato do të mbahen.”-theksoi mes tjerash, Taulant Balla.

2 KOMENTET

Comments are closed.