Takimi po mbahet në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa pritet që në takim të diskutohet rreth përgatitjeve për zgjedhjet e 2021.
Ky takim vjen tre pas caktimit të drejtuesve të secilit qark, ku PS ngarkoi Elisa Spiropalin në Tiranë, Taulant Ballën në Elbasan, Niko Peleshin në Korçë, Damian Gjiknurin në Vlorë, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqjan në Shkodër, Safet Gjicin në Kukës, Gramoz Ruçin në Fier, Bledi Çuçin në Gjirokastër dhe Olta Xhaçkën në Dibër për të udhëhequr fushatën.
Ndërkohë, vetë kryeministri do të drejtojë qarkun e Durrësit.