Qeveria Shqiptare ka miratuar dje një VKM e cila parashikon njohjen e ndërsjellët të lejeve për drejtimin e automjeteve.
Sipas këtij vendimi, për të drejtuar automjetin në Kosovë nuk do të ketë nevojë për patentë ndërkombëtare por do të njihet ajo shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit kosovarë që udhëtojnë në Shqipëri me makinat e tyre.
Vendimi:
V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË PATENTË SHOFERËVE/ LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/04/17/udhetoni-per-ne-kosove-qeveria-merr-vendimin-e-rendesishem/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/04/17/udhetoni-per-ne-kosove-qeveria-merr-vendimin-e-rendesishem/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2019/04/17/udhetoni-per-ne-kosove-qeveria-merr-vendimin-e-rendesishem/ […]
Comments are closed.